Mjeku i njohur Tritan Kalo ka zbuluar mënyrën se si po mbrohet nga COVID-19. Në një lidhje ‘Skype’ me ABCnews, Kalo pohoi se prej datës 1 shkurt ka nisur përdorimin e hidroklorokinës, bazuar në një protokoll mjekësor.
“Kam nisur përdorimin e hidroklorokinës si profilaktiv, dy herë në javë ose 400 mlg, bazuar në protokollet mjekësore.
Ky preparat nuk përdoret për të sëmurët kardiakë dhe në momentin që shfaqen probleme anësore ndërpritet përdorimi i saj.
Edhe në spitalin Infektiv për pacientët që janë trajtuar për Covid-19, pasi i janë nënshtruar analizave të zemrës, janë trajtuar me hidroklorokinë”, tha Kalo.
Gjithashtu ai pohoi se është e pakumtimtë mbyllja e Parkut të Liqenit apo e plazheve, por kërkoi nga qytetarët respektimin e masave.
“Duart duhet të lahen 6 herë në ditë minimalisht, të respektohen ato që konsiderohen distanca sociale, une nuk e kuptoj sepse merren vendime për mbylljen e plazheve apo kodrave, përfshi këtu edhe Parkun e Liqenit”, tha Kalo.

