Mjeku i njohur Pëllumb Pipero deklaron se tashmë Shqipëria e ka kaluar fazën më të vështirë të sëmundjes së covid-19. Por sipas tij duhet të jemi të vëmendshëm dhe të duruar pasi është herët për të festuar.
“Shikoj ecurinë e dy javëve të fundit, para javës që kaluam, ishim 140 apo 148 raste, në këtë që lamë 108 apo 109, 40 raste më pak. Rënia pavarësisht luhatjes në fundjavë, ishte për shkak të një vatre të re, një shpërthimi të ri në Shkodër, në përgjithësi situata në vendin tonë është nën kontroll dhe përgjithësisht e qetë. Indikatorët tregojnë trendin në ulje të epidemisë në vendin tonë, nuk do të thotë të festojmë, është ende herët për të festuar fitoren. Kemi kaluar një fazë shumë të vështirë, një betejë që mund të quhet sukses, por për ta mbajtur duhet vëmendje dhe durim deri ne fund”, u shpreh mjeku Pëllumb Pipero, duke folur në emisionin RepolitiX.
Duke ju referuar shifrave të përgjithshëm dhe infektimeve të kësaj jave të re që kemi nisur, mjeku tha se Shqipëria ka kaluar pikun dhe sheshpushimin e epidemisë, dhe tani kurba është drejt rënies.

