TË FUNDIT

Mjeku publikon skandalin, policia s’i jep leje për të lëvizur, shpërthen gazetari: Kjo është…

Një skandal është bërë publik mëngjesin e sotëm në emisionin që moderon gazetari Enkel Demi, ku mjeku epidemiologë, Ilir Alimehmeti bëri të ditur një fakt, atë të mospajisjes së mjekut me lejen e nevojshme për të lëvizur përtej fashave që ka përcaktuar Akti Normativ i Qeverisë.

“Kjo nuk është normale, në një situatë pandemie si kjo që jemi sot, një mjeku epidemiolog nuki jepet leja e posaçme”, tha Demi, gjë që u pohua edhe nga mjeku Alimehmeti që ishte në një lidhje me skype me emisionin televiziv.

“Doktor drejtoju edhe njëherë policisë dhe kërkoji leje se ndoshta t´a japin sot”, ironizoi Demi.

Nuk dihet sepse policia nuk lejon një mjek që të lëvizë përtej orarit zyrtar të qarkullimit 05:00-13:00, në një kohë kur ka me qindra leje që janë lëshuar nga organet policore.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat