Modelja ka një arsye të veçantë që nuk i pret flokët shkurt

Modelja e famshme Kendall Jenner zbuloi në një intervistë për E, se përse nuk do që ti presë flokët shkurt.

Kendall foli për flokët e saj dhe tha se mendon t’i rruajë fare herë pas here.

Jo t’i pres shkurt, t’i heq fare. E vetmja arsye pse s’do t’i presë shkurt është sepse s’do t’i ngjajë të ëmës, Kris Jenner.

 

“Këtu qëndron problemi. Nëse i pres flokët shkurt, ngjaj si mami! Më ka ndodhur në sheshxhirime, më kanë vënë paruke të shkurtra dhe ngjaj si mami. Më duket e tepërt, ndihem si një mini-Kris Jenner me ato flokë,” tha ajo.

Në fakt Kendall ka një ngjajshmëri të madhe me mamanë e saj Kris Jenner pavarësisht modelit të flokëve ku në rast se do të zgjidhte ti priste shkurt do të dukeshin si dy pika uji. /real-news.tv