Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje qeverisë që të mos kursejë për shëndetin e nxënësve në shkolla.
Kryemadhi ka publikuar videon ku një nxënës ankohet se dezinfektantët dhe masat mbrojtëse i blejnë vetë, ndaj kjo ndikon edhe në ekonominë e familjes së tyre.
“Përballimi i COVID në shkolla kërkon masa konkrete dhe jo propagandë.
Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë.
Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione”, shkruan Kryemadhi.

