fbpx

Monika Kryemadhi tregon arsyen e mungesës prej javësh në media

Prej javësh ajo nuk dukej në media dhe arsyen e tregoi sot. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bërë me dije se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

“Para tre javësh kam hequr bajamet. Prandaj kam munguar me zë dhe me figurë. Kemi humbur disa kilogram, sepse nuk hamë dhe nuk pimë dot. Ndërhyrja ka dhënë efekte të menjëherëshme,”-tha Kryemadhi E ftuar në emisionin “Kjo Javë”.