“Monstra që të vënë kujën, reagon keq ndaj mediave kunata e Blerina Gjylametit

page-31-640x361.jpg

Aksidenti i rëndë që i cili i mori jetën vëllait të deputetes, Blerina Gjylameti, u vu në qendër të vëmendjes edhe në lajme por edhe në rrjetet sociale.

Kjo ka bërë që, përmes një statusi në Facebook, kunata e deputetes, Majlinda Gjylameti t’i bëjë thirrje mediave të mos merren më me fatkeqësinë dhe t’i lënë ata në dhimbjen e tyre.

Kunata e deputetes e cilëson publikimin e pamjeve të aksidentit dhe komentet rreth tij si gjëra të poshtra që bëhen nga njerëz, të cilët ajo i quan monstra që të vënë kujën.

“Kjo që po ndodh me gazetarinë shqiptare është e turpshme. Së pari do t’ju thoja se publikimi i videove të aksidenteve dhe si rrjedhojë komentet e lloj-lloj monstrash janë për të vënë kujën. Pse i rivrisni familjarët?! Pse duhet të bëni show me fatkeqësitë e të tjerëve?!!! Askush nuk e di se pse mund të ketë ndodhur ky aksident tragjik.

Që ta dini ju dhe kushdo që kërkon të bëjë show ose politikë me këtë fatkeqësi, Toni kurrë nuk ecte me shpejtësi dhe kjo mund të ketë ndodhur për arsye shëndetësore. Ndaj ju lutem lërini njerëzit me dhimbjen që kanë dhe heshtni e mos flisni kot,”– shkruan Majlinda Gjylameti në statusin e saj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303