Pas fundjavës pritet ndryshim i situatës sinoptike në vend
Më i dukshëm ky ndryshim në prezencën e vranësirave dhe reshjeve ku nuk do të mungojë edhe dëbora në zonat malore.
Sipas Meteoalb vlen të theksohet se pikërisht ‘DITA E VERES’ pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit; mot më i ftohtë se fundjava që na pret si edhe prezencë e reshjeve.
Parashikohet që muaji MARS të surprizojë me motin edhe përtej Ditës së Verës.

