fbpx

“Mos i jep më dorën Edi Ramës”, ja çfarë premtoi Basha

basha-kruje_1549387001-1137946.jpg

Teksa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon turin e tij të takimeve në të gjithë Shqipërinë, në kuadër të protestës së 16 shkurtit, qytetarët gjithnjë e më shumë kanë i kërkojnë qëndresë ndaj Edi Rama.

Sot Basha ishte në Krujë dhe një prej banorëve të këtij qyteti i bëri një kërkesë të veçantë.   “Mos i jep më dorën Edi Ramës. Premtoi shqiptarëve dhe krutanëve”, tha ai teksa shtrëngonte duart me liderin e opozitës..

“Këtu në shesh të Krujës ua premtoj, ajo marrëveshje u bë një herë për të garantuar votën, ai e shkeli. Nuk do të ketë më”, premtoi Basha. /Real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303