Ish-deputeti Eduart Ndocaj është shoqëruar nga policia sot, pasi nuk kishte ftesë për të marrë pjesë në një aktivitet në Lezhë, ku i ftuar është edhe kryeministri Rama. Vetë Ndocaj ka publikuar një video nga momenti i përplasjes me policinë, ku një moment dëgjohen fjalët: Mos më prek se jam sëmurë.
Në video duket momenti kur Ndocaj shoqërohet me forcë nga policia dhe futet në furgon.
Duke pritur për tu futur, Ndocajt i afrohen disa drejtues lokalë të policisë duke i kërkuar që të largohej, por Ndocaj thotë se dikush nga stafi i kryeministrit duhet të tregojë se përse duhet të largohej.

