Moti i keq “mbërthen” Vlorën, qyteti “zgjohet” me pemë të rrëzuara

4a13b0abf5022a0c7ff32d3e7127b598_L.jpg

Qyteti i Vlorës është zgjuar me disa pemë të rrëzuara dhe kabina prej druri në tokë, si pasojë e motit të keq me shi dhe erë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në zonën e Lungomares.

Ndërkaq lundrimi detar ende vijon të jetë i pezulluar.

Sipas “Meteoballkan”, një tjetër ciklon pritet të kalojë në vendin tonë, por do të jetë më pak i fuqishëm se ai që kaluam.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303