fbpx

Moti për ditën e mërkurë, 13 shkurt 2019

moti-6.jpg

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur vlera ekstremale ditore nga -7 °C zonat malore deri në 13 °C bregdeti.

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta mbeten në të gjithë vendin.

Më të dukshme do të jenë në ekstremin Verior dhe përgjatë kufirit Lindor ku priten reshje të izoluara dëbore.

Pasditja dhe nata sjellin përmirësim të kushteve atmosferike ku moti i kthjellët dhe i ftohtë do të dominojë në të gjithë territorin.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 5 ballë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303