Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me diell përgjatë bregdetit ndërsa në zonat malore do të jetë me vranësira mesatare dhe rreshje shiu në formën e stuhive të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NË) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 16/27°C
Zonat e ulëta 20/34°C
Zonat bregdetare 22/33°C.

