Moti për ditën e sotme, e diel 10 mars 2019

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë Atlantike të cilat do të rikthejnë reshjet e shiut dhe të borës në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë në fillimin e javës.

 

Moti për ditën e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonën Veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi  maksimale deri  në 8-15 m/sek në bregdet. Dallgëzimi  do të jetë i forcës 5  me  lartësi  vale 1,0 –2,0 metër në det të hapur.

 

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore         6/18°C

Zonat e  ulëta          6/22°C

Zonat  bregdetare   9/22°C /real-news.tv/