Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga afrimi gradual i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë Atlantike të cilat do të ndryshojnë gradualisht kushtet e motit në territorin e Shqipërisë.
Ditën e sotme moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura si pasojë e hyrjes së masave ajrore të paqëndrueshme cilat do të pasohen nga reshje shiu në zonën Veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 10-15 m/sek në bregdet. Dallgëzimi do të jetë i forcës 5 -6 me lartësi vale 2,0 –2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 5/17°C
Zonat e ulëta 4/22°C
Zonat bregdetare 8/22°C /real-news.tv/

