Motori përplaset me BMW në Vlorë, kokorja copa-copa

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Një makinë tip “BMW” ka përplasur një motor dhe për pasojë ky i fundit ka marrë flakë.

I plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spitalin e qytetit me dëmtime në trup.

“Kokorja e drejtuesit të motorit ka përfunduar 7 metra larg vendit të aksidentit duke u bërë e gjitha copë nga përplasja e fortë”- raporton Ruçi.

Drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariatin e Vlorës për tu pyetur më tepër rreth aksidentit, ndërsa zjarrëfikësert kanë bërë yë mudnur shuarjen e flakëve.

Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.