fbpx

Mungesa e pneumologëve dhe infeksionistëve, flet Rektori i Universitetit të Mjekësisë

gjata.jpg

Mungesa e pneumologëve në spitalet e vendit është kthyer në një problem madhor. Sipas autoriteteve kjo justifikohet me argumentin se nuk mund të parashikohej pandemia covid.

Rektori i Universitetit të mjekësisë dhe kreu i Taks Forcës për rekrutimin e mjekëve, Arben Gjata, tha për ABC, se numri specializantëve është i planifikuar për nevojat shëndetësore.

“Shqipëria ka një numër të caktuar qoftë neurologësh qoftë infeksionistësh që lidhen me numrin total të popullatës që ka. Nuk parashikon do njeri që duhen shumë infeksionistë sepse mund të nxjerrë shumë pneumologë dhe mund të mos ketë vende pune për ta”, u shpreh ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303