Myslimanët detyrohen të hanë mish derri

Banorët në prefekturën autonome të Ili Kazah janë besimtarë myslimanë dhe së fundmi kanë akuzuar qeverinë kinezë si i ka detyruar të hanë mish derri dhe të konsumojnë alkool.

Ata treguan se ishin ftuar në darkën kineze të Vitit të Ri ku u shërbye mish derri dhe alkool. Zyrtarët kinezë kërcënuan se do t’i dërgonin në ‘kampet e ri-arsimimit’ ata që do të refuzonin të merrnin pjesë në këtë darkë.

Media britanike ‘Independent’ shkruan se njerëzit u detyruan gjithashtu të vendosnin zbukurime kineze të Vitit të Ri, si dhe fenerë të kuq jashtë shtëpive të tyre. /Real-news.tv/