TË FUNDIT

Nami me gjoba/ Shumë qytetarë pa maska në rrugë, ç’ndodhi me 6 prej tyre që u dërguan në komisariat

Sërish janë gjobitur shumë qytetarë, të cilët janë kapur nga policia pa maska në vende publike. Madje, ka edhe nga ata që edhe kanë thyer izolimin nga ora 22:00 deri në 06:00.

Raportohet se së fundmi janë gjobitur 592 qytetarë, të cilët kanë qenë të papajisur me maska.

Gjatë kësaj kohe është gjobitur dhe një lokal me 1.000.000 lekë për mosrespektimin e masave anticovid.

Nga qytetarët e gjobitur për maskat, 6 prej tyre janë dërguar në komisariat pasi kanë refuzuar të tregojnë një mjet identifikimi. Pasi u shoqëruan në polici, ata u identifikuan, u gjobitën e më pas u lanë të lirë.

Policia gjithashtu ka gjobitur edhe 9 qytetarë të cilët u konstatuan duke lëvizur pas orës 22:00 pa autorizimin përkatës. Ata janë gjobitur në masën 10.000 lekë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat