TË FUNDIT

Nami me trukime, pezullohet kampionati

Federata e Futbollit në Qipro ka vendosur të pezullojë kampionatin në divizionin e dytë.

Shkak për këtë vendim janë bërë trukimet e ndeshjeve.

Kërcënimet e fundit nga UEFA dhe aludimet për arenë trukimesh në favor të basteve në kompanitë aziatike ka detyruar drejtuesit e Federatës të marrin këtë vendim drastik.

Mësohet se çështja ka kaluar edhe në duart e policisë vendase, e cila ka marrë situatën në kontroll.

Mediat qipriote bëjnë me dije se organet përkatëse janë duke hetuar 3 ndeshje të kampionatit dhe një të Kupës, për të cilat raportohet se janë luajtur shifra të çmendura në paste. /Panoramasport/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat