NASA alarmon sërish: ‘Fundi i botës po afron’

Shumë herë është thënë se fundi i botës po afron dhe janë dhënë data të ndryshme, dhe gjithashtu fundi i ekzistencës së jetës të Tokës i quajtur “Armaggedon” parashikohet edhe nga të gjithë librat e shenjtë, në të cilët bazohen fetë tradicionale.

Por këtë herë shkencëtarët e NASA-s tashmë janë më të sigurt se kurrë më parë, se “Apokalipsi” mund të ndodhë pas nëntë shekujsh, në datën 16 Mars të 2880.

Në këtë përfundim ka arritur grupi i ekspertëve pas monitorimit të një asteroidi, i cili ka një shpejtësi prej 50 mijë kilometrash në orë dhe trajektorja e tij ndiqet që prej vitit 1950.

Shanset që 16 marsi 2880 të jetë realisht dita e fundit e ekzistencës së planetit janë shumë më të besueshme se në thashethemet që kanë qarkulluar mbi bestytëni të bazuara tek parashikues si Nostradamusi apo kalendari i fiseve maja.