fbpx

NATO: Irani po kryen veprime destabilizuese

stoltenberg-jens-933x445-1.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shprehur shqetësimin e tij për ato që ai i quajti “aktivitete destabilizuese” të Iranit në Gjirin Persik.

Duke folur në Bruksel përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të Aleancës, ai tha, “ne duhet të shmangim llogaritë e gabuara në rajonin e Gjirit, sepse kemi parë sa e rëndësishme është që t’i shmangemi hyrjes në një situatë e cila mund të bëhet edhe më e rrezikshme dhe më e vështirë se sa gjendja që shohim sot”.

Të 28 aleatët e Shteteve të Bashkuara po presin të dëgjojnë nga Sekretari i ri i mbrojtjes në detyrë, Mark Esper, i cili po paraqet strategjinë amerikane për të detyruar Iranin nëpërmjet presionit ekonomik që të rinegociojë marrëveshjen bërthamore ndërkombëtare me Teheranin.

Administrata e Presidentit Trump u tërhoq nga kjo marrëveshje vitin e kaluar./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303