Faqja zyrtare e NATO-s në “Instagram” ka kujtuar rënien në krye të detyrës të ushtarakes Zarife Hasanaj.
Në faqen e organizatës ndërkombëtare ushtarake thuhet se rënia e saj sjell keqardhje në mesin e të gjithëve, ndërsa ka ngushëlluar familjen për ndarjen e saj nga jeta.
Njoftimi i NATO-s në “Instagram”:
Me keqardhje të thellë vuajmë humbjen e njërës prej nesh, OR-5 Zarife Hasanaj. Jemi të gjithë thellësisht të prekur nga humbja e Hasanaj dhe ne këto kohe të vështira i shprehim ngushëllimet tona familjes, miqve, kolegeve dhe të gjithë të afërmve të saj.
Ne qëndrojmë ne solidaritet me aleatet shqiptare dhe miqtë tanë ndërsa vuajmë humbjen dhe plagosjen e kolegeve tane të Nato enhanced forward presence battle group.

