Aktorja Patricia Millardet është ndarë nga jeta pas një infrakti në zemër.
Millardet ishte një nga aktoret më të dashura për fansat e televizionit italian por edhe për audiencën shqiptare, kryesisht për rolin e Silvia Conti te seriali shumë i ndjekur “Oktapodi”.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane ditën e sotme, të cilat deklaruan se aktorja 63-vjeçare ishte shtruar në spitalin “San Camillo” në Romë dhe ka nderruar jetë pasditen e kësaj të hëne.

Patricia Millardet lindi në vitin 1957 në Mont-de-Marsan, në rajonin e New Aquitaine, Francë.

Ajo jetonte në Itali, që nga fundi i viteve 80, së pari në Appia Antica dhe më pas në Castel Gandolfo dhe ishte e njohur për publikun e gjerë si gjykatësja kurajoze dhe e pakorruptueshme Silvia Conti tek “Oktapodi”, serial ku luante dhe Michele Placido në rolin e komisar Katanit, midis viteve 1989 dhe 2001.

