Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare skenaristi dhe shkrimtari i madh Kiço Blushi.
Kiço Blushi është i njohur me disa nga veprat e tij si skenarisht. Ai solli për publikun shqiptar filma si “Çifti i lumtur” në vitin 1975 si bashkëautor, “Beni ecën vetë” në vitin 1975 me të cilin u vlerësua me Çmimin e Republikës së Klasit të III-të.
Ka shkruar 14 skenarë filmash artistikë dhe dy skenarë filmash dokumentarë dhe vizatimorë. Kiço Blushi është i ati i gazetarit, politikanit dhe shkrimtarit Ben Blushi.
Nesër (9 shkurt) në ora 14:00 zhvillohet ceremonia e përcjelljes në banesën e fundit të të ndjerit KIÇO BLUSHI në varrezat e Sharrës. Nisja nga banesa pranë ish-Hotel Arbana (aktualisht Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit).
Pritja mbas varrimit tek restorant Piazza, mbas Muzeut Kombëtar!
Familja pret vizita tek restorant Piazza në 11:00-13:00 dhe 17:00-20:00 nga data 10 shkurt deri në 17 shkurt!
/real-news.tv/

