Një ngjarje tejet e rëndë është shënuar në Itali në zonën e Savonës ku një 56 vjeçar ka qëlluar për vdekje vajzën e partneres së tij dhe fill pas aktit makabër, ai i ka dhënë fund dhe jetës së tij.
Jessica Novaro, 29 vjeç, kishte ndërhyrë gjatë një sherri midis nënës së saj dhe partnerit të saj dhe në sherr e sipër mbeti e vrarë.
Gjatë sherrit, Jessica Novaro dyshohet se ndërhyri në mbrojtje të nënës së saj dhe në këtë moment Testa qëlloi duke përdorur një pistoletë të kalibrit 9.
29-vjeçarja tentoi të shpëtonte duke u larguar nga shtëpia, por pak metra më tej u arrit nga vrasësi.
Burri vrapoi pas saj dhe kur e pa atë ende gjallë i drejtoi armën në kokë dhe hapi zjarr duke e lënë të vdekur në vend.
Testa, një i ve që nga viti 2011, pasi kishte humbur gruan e tij në një aksident bujqësor, vdiq menjëherë pasi arritën ekipet e shpëtimit.

