Ndërrimi i orës, akrepat një orë përpara më 31 mars

Ditën e sotme është kthyer sot ora verore prej orës 02:00 të mëngjesit, çka do të thotë se akrepat kanë shkuar 60 minuta para, pra nga ora 02:00 në 03:00.

Ora verore do të jetë në fuqi deri të dielën e fundit të muajit tetor. Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit, në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.

I quajtur numërimi i orës verore, ky ndryshim do t’u japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë më shumë ditën dhe rrezet e diellit. Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale. Për vendet e Bashkimit Evropian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma evropiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës dhe përfundimin e saj.

Komisioni i Bashkimi Evropian propozoi që t’i jepet fund ndryshimit të orës në muajt veror dhe dimëror të shteteve anëtare të BE-së.

Kryetari i KE-së, Jean-Claude Juncker, në adresimin e tij, njoftoi rreth propozimit të rregullores së ndryshimit të aplikimit të orës verore dhe dimërore që është duke u zbatuar aktualisht.

Sipas kësaj, shtetet anëtare të BE-së, që nga viti 2019 nuk do të zbatojë orën verore dhe do të kalojë në një llogari të vetme. Vendet anëtare në prill të vitit 2019 do të vendosin për një llogaritje të vetme, verore ose dimërore.

Ata që do të zgjedhin llogaritjen verore ndryshimin e fundit të detyruar do ta bëjnë më 31 mars 2019, ndërsa ata që do të zgjedhin llogaritjen dimërore ndryshimin e fundit do ta bëjnë më 27 tetor 2019.

Që të dekretohet rregullorja duhet të miratohet nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian (PE)./real-news.tv/