Ndërtimi i murit, Trump akuza kundër Nancy Pelosi

nancy-pelosi-donald-trump-sbs-ap-photos-640x480.jpg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump sulmoi kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi duke e quajtur atë “shumë të keqe për vendin” dhe duke thënë se “ajo nuk e ka problem trafikun njerëzor”, meqenëse ajo është kundër fondeve për të ndërtuar murin në kufirin amerikan me Meksikën.

Në një intervistë për televizionin CBS, Presidenti Trump tha se Pelosi është “shumë e ngurtë” dhe se ajo po përpiqet “të fitojë pikë politikisht” duke mos pranuar të japë fonde për murin, një premtim i bërë gjatë fushatës së tij presidenciale.

“Demokratët kanë propozuar zgjidhje të forta, të zgjuara dhe efektive për sigurinë e kufirit në komisonin e konferencës dypartiake”, tha Drew Hammill, një zëdhënës i zonjës Pelosi, duke shtuar se presidenti “vazhdon të këmbëngulë që ta mbajë si alternativë një mbyllje të dytë të qeverisë”.

Trump e rihapi qeverinë pasi e mbylli pjesërisht për 35 ditë, pa siguruar 5.7 miliardë dollarët që donte për murin.

Ai tha të premten se do të konsideronte mundësinë e shpalljes së “gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare”, si rrugë për të ndërtuar mirin, pasi nuk mendon se negociatat mes ligjvënësve do të sjellin një marrëveshje për fondet e nevojshme për të ndërtuar murin./real-news.tv/

scroll to top