Që prej 9 marsit kur edhe u konfirmuan pozitivë të prekurit e parë nga koronavirusi i ri në vendin tonë, asnjë fëmijë nuk ka qenë i hospitalizuar për shkak të COVID-19.
Por ditën e sotme është konfirmuar se një foshnjë rreth një muajsh e gjysmë ka rezultuar pozitiv me koronavirus në Shqipëri.
Dyshohet se fëmija është infektuar nga e ëma, ndërkohë që përgjigja e tamponit ka dalë pozitive.
Foshnja ndodhet tek pavioni Covid-19 në Pediatri. Derisa gjendja e tij të stabilizohet dhe t’i bjerë temperatura ai do të qëndrojë aty.

