Ndryshimet klimaterike shkaktojnë dhimbje koke

Nuk është e çuditshme nëse zgjoheni me dhimbje koke teksa moti ndryshon dhe vijnë ditë me shi.

Specialistët pohojnë se në mes të kockave gjenden hapësira ajri të quajtura “sinuse” dhe në rastin e uljes së presionit barometrik, ajri në mes të sinuseve zgjerohet dhe në kanalet e vogla të hapura në hapësirën e hundës çlirohen më shumë sekrecione.

Nëse kanalet janë të zëna për shkak të gripit apo ftohjes presioni brenda sinusit shton presionin duke shkaktuar dhimbje të forta koke ose migrenën.

Krahas kësaj specialistët janë të mendimit se edhe era e specifikuar si “era e sëmundjeve” mund të ndikojë në fillimin e dhimbjes së kokës dhe migrenës.

Era e fortë, e cila tund dhe dritaret mund të zgjojë sistemin nervor.

Erërat e thata, të ngrohta dhe ato të shkretëtirës thajnë sipërfaqet e thata dhe zgjojnë rrugët e frymëmarrjes. Të gjitha këto nxisin dhimbjen e kokës./real-news.tv