TË FUNDIT

Ndryshimet kushtetuese/ Mblidhet Këshilli Politik, Rama i pranishëm

Ndryshimet kushtetuese, hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore do të jenë në fokus të diskutimeve në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik në orën 11:00.

“Në vijim dhe të përgjigjes nga përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, mbledhja e tryezës së Këshillit Politik mbahet ditën e hënë ora 11:00”,- theksohet në njoftimin e mazhorancës.

Përveç Damian Gjiknurit, mazhoranca do të përfaqësohet dhe nga kryeministri Edi Rama. Ndërsa kreu i PD Lulzim Basha do jetë në Kosovë dhe në vend të tij mësohet se do të jetë sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, ndërsa nga opozita parlamentare vjen kreu i grupit Demokrat Myslim Murrizi.

Rama ftoi dhe presidentin Ilir Meta t’i bashkohej tryezës por presidenti nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Përveç presidentit, kryeministri i drejtoi ftesë dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ka qenë disi e tërhequr nga zhvillimet e zgjedhores.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat