Ndryshojnë gjobat për biznesin, ja sa do gjobiteni për mallrat pa faturë

Ministria e Financave ka parashikuar ndryshim të sistemit të gjobave për biznesin për vitin e ardhshëm. Këto ndryshime janë bërë në kuadër të procesit të fiskalizimit dhe parashikojnë gjoba që variojnë nga 50 mijë lekë deri në 150 mijë lekë për tatimin thjeshtuar mbi fitimin bizneset që nuk bëhen pjesë e këtij sistemi.

Bizneset që nuk do të shoqërojnë mallin me faturën përkatëse do të gjobiten nga 50 mijë deri në 150 mijë lekë. Struktura e re e ndëshkimeve është parashikuar në ndryshimet e paketës fiskale e cila pas shqyrtimit në qeveri do të paraqitet për votim në parlament.

Sipas ligjit aktual, gjoba shkon deri në 100 për qind të tatimit të padeklaruar të mallit, por duket se edhe në këto raste ka pasur abuzime ndaj dhe është menduar një saktësim i vlerave.

Drafti parashikon ndarjen e subjekteve në tre fasha. për tatim paguesit të cilët nuk janë të regjistruar për TVSH-në, xhiro e të cilëve shkon deri në 2 milionë lekë në vit gjoba shkon në 50,000 lekë për biznesin e mesëm xhiro e të cilëve shkon në 8 milionë lekë ndëshkimi shkon në 100,000 lekë, dhe për subjektet më të mëdha vlera arrin në 150,000 lekë, për mallrat e shoqëruara pa faturë.

Një tjetër masë është dhe ndjekja penale, kjo në rastet kur biznesi konstatohet për të tretën herë për mos deklarim të faturës.

Po ashtu në projektligjin e ri qëndron masa e rivlerësimit tatimor të mallit, duke rënduar kështu masën ndëshkimore.

Ministria e Financave ka parashikuar që në janar të nis deklarimi online i faturave, ndërsa me këto ndryshime unifikohen dhe ndëshkimet.