TË FUNDIT

“Në 24 orët e fundit ka pasur 4 urgjenca”, ç’po ndodh te Shefqet Ndroqi?

Gazetari Erjon Skëndaj ka bërë me dije se në spitalin Covid2, numri i urgjencave ka rënë ndjeshëm këto 2 javët e fundit.

“Në 24 orët e fundit ka pasur 4 urgjenca, gjatë paradites së sotme 2 ambulanca kanë mbërritur nga Elbasani. Pak më parë mbërriti dhe një ambulancë nga Infektivi”, raportoi Skëndaj.

Më tej, ai theksoi se momentalisht janë 4 persona që ndodhen në intubim.

“Ka 9 persona në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar. Ka 60 pacientë me tamponë pozitivë dhe 60 pacientë të tjerë me tamponë negativë, por me skaner tipik dhe simptoma të COVID-19”, deklaroi gazetari.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat