Situata shumë e rëndë me koronavirusin në të gjithë Qarkun e Beratit. Mësohet se është konfirmuar pozitiv me koronavirus shefi i Komisariatit të Urës Vajgurore.
Gjithashtu i infektuar ka rezultuar edhe një punonjës bashkie në qytetin e gurtë.
Ndërkaq, në Berat rezultojnë të infektuar një mësues tek “Bab Duda”, një nxënës në shkollën “Ajet Xhindole” dhe tre edukatore te “10 Korriku”.
Po ashtu i infektuar gjatë orëve të fundit në Berat rezulton edhe një dentist.

