“Në Dibër po shpërndahen pistoleta dhe automatikë”

Një denoncim shumë i fortë është bërë mbi situatën parazgjedhore në Dibër. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar ditën e sotme skemën, që sipas tij, po përdorin institucionet qeveritare për t’i bërë presion qytetarëve në Dibër që të bëhen pjesë e fushatës zgjedhore.

Gjunkshi tha se Policia e Shtetit ka shpërndarë edhe armë zjarri në Dibër ndërsa akuzoi institucionet si OSHEE, DAR dhe Postën se po u bëjnë presion qytetarëve për mbledhjen e kartave të identitetit.

Gjunkshi tha se disa mjete në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes po qarkullojnë në Dibër të pajisura me targa false. Ai akuzoi ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se po përdor helikopterin e Forcave të Armatosura për udhëtime private nga Tirana në Dibër.

“Po ju informojmë që në të gjithë Dibrën po lëvizin njerëz me rekorde të zeza kriminale. Nga drejtuesit e pushtetit vendor në Dibër, si OSHEE, DAR, Posta etj. po ushtrohet presion për të marrë pjesë në Dibër, si dhe për mbledhje kartash identiteti.

Të nderuar qytetarë më datë 30 qershor të bashkohemi të gjithë së bashku për të mbrojtur demokracinë dhe kushtetutën”, apeloi Gjunkshi. /real-news.tv/