Partia Zgjidhja mund të futet në koalicionin opozitar të Partisë Demokratike. Por kryetari i kësaj partie Koço Kokëdhima thotë se ai ka një kusht për këtë gjë.
‘Jam shumë transparent për tu marr vesh me palët. Jam transparent për tu marr vesh plotësisht me frontin opozitar të PD. Kërkesat që ka Partia Zgjidhja nuk kanë asnjë bisht. Ne i kemi artikuluar qysh ditën e parë të startimit të lëvizjes sonë politike. Ne kemi dal si lëvizje për të rrëzuar këtë sistem dhe për të vendosur në Shqipëri atë sistem lirish që kanë popujt e tjerë. Ky është kushti i bashkëpunimit tonë me PD. Me këtë kusht ne i kemi thënë PD vijmë në frontin tuaj’, u shpreh ndër të tjera Koço Kokëdhima.

