Janë arrestuar ditën e sotme 6 punonjës të Policisë në Portin e Durrësit. Ata akuzohen për korrupsion pasiv e shpërdorim detyre.
Arrestimet janë bërë në kushtet e flagrancës nga strukturat e Drejtorisë Qendrore të Hetimit të SHÇBA-së në kuadër të operacionit “KONTROLLORI”.
Në këmbim të vlerave të ndryshme monetare këta policë bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës “Shengen”. /real-news.tv/

