30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Në pranverë kur gjithçka lulëzon…

spot_img

Pranvera është stina e lulëzimeve të mëdha, e luleve shumëngjyrëshe dhe më me aromë e vitit. Kjo është koha kur ne mund të admirojmë bukurinë e bimëve dhe luleve të mbjella në vjeshtë. Por është gjithashtu edhe sezoni kur mund të mbjellim fara të reja, të cilat, me lulëzim e tyre do të mund ta bëjnë kopshtin të bukur deri në vjeshtën e ardhshme. Ndaj le të zbulojmë gjithçka që mund të dimë mbi bimët dhe lulet që mbillen në pranverë.

Koha kur mbillen lulet në pranverë.

Më 21 mars shënohet edhe fillimi i pranverës. Por nuk është e thënë se në këtë muaj mund të mbillet çdo lloj fare. Në qoftë se në shumë pjesë të vendit, pranvera ka ardhur, në të tjera ndodh që toka të jetë ende e mbuluar me borë, dhe mbijetesa e çdo lloji të bimëve nuk ka garanci. Disa lule, si për shembull trëndafilat dhe lule vjollcat, mund të mbillen fillimisht në një vazo (të mbahen brenda në shtëpi) dhe më pas të zhvendosen në kopsht. Për të tjerat, si për shembull për zambakët dhe gojujku, duhet të prisni ardhjen e temperaturave më të larta për t’i mbjellë jashtë.

Karakteristikat e luleve që mund të mbillni në pranverë.

Manushaqet tringjyrëshe janë lule rezistente që mund të mbillen ose në vazo ose direkt në kopsht në fillim të pranverës. Nëse i mbillni lulet jashtë, ato do të vazhdojnë të lulëzojnë deri në ardhjen e të nxehtit të verës. Mund të mbillni edhe aguliçe, columbine, dhe lule gjaku, të cilat janë lule rezistente edhe ndaj temperaturave të ulëta. Këto lule mund t’i blini edhe si fara, por edhe në vazo për t’i vendosur më pas në kopsht.

Çfarë lulesh të mbillni në pranverë: si të procedoni

Fillimi i pranverës është edhe stina në të cilën ju mund të mbillni edhe fara në shtëpi. Në këtë mënyrë ju prini lulëzimin e tyre për t’i mbjellë më pas në kopsht pas 6 javësh. Lule të tilla si petunie, trëndafilat dhe një pjesë e madhe e bimëve janë të lehta për t’u mbjellë qëkur janë fara. Përdorni një tokë të punuar dhe mbajeni të lagësht deri kur fidanët mos të kenë mbirë. Ndërkohë, gjatë ditës fidanët lërini në kopsht, për t’i mësuar me erën dhe ngritje-uljet e temperaturës, ndërsa natën futini në shtëpi deri në ditën e fundit kur do t’i mbillni në kopsht. Nëse jeni dashamirës të kopshtit, ju mund të mbillni fillimisht në ambientet e shtëpisë domate të vogla, tranguj, rrepa, luleshtrydhe dhe bimë aromatike.

Cilat lule mund të mbillni në pranverën e vonë apo në fund të pranverës

Në pranverën e vonë është momenti që të mbillni lulet e verës, gladiol, begonjë, kumak, si dhe zambak. Ndryshe nga lulet e pranverës, këto nuk u mbijetojnë dot temperaturave të dimrit, kështu që ju duhet t’i mblidhni ato përpara të ftohtit të vjeshtës. Në rast të kundërt, do të jetë e nevojshme që t’i blini ato çdo vit.

Cilat lule duhet të mbillni në fund të pranverës për të gjithë vitin

Shfrytëzoni rastin, në fund të pranverës, që t’i shtoni koleksionit të bimëve tuaja të gjelbra edhe bimë të tilla si lule monarda, bar pezmi, luleshqerrë, qumështore, mëllagë dhe gjemb gomari. Nëse vetëm një herë mbillen në kopsht, këto lule nuk do të kenë nevojë për shumë mirëmbajtje, përveç krasitjes në çdo dy apo tre vjet.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat