Në vend situata është bërë e frikshme, Manastirliu paralajmëron lëvizjen tjetër

Screenshot_1-6.jpg

Në vend situata e përballjes me koronavirusin e ri është bërë tashmë më e frikshme se kurrë. Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se ka nisur përgatitja për të kthyer Sanatoriumin në spital të Covid 2. Ajo është shprehur se për shkak të rritjeve të numrit me të infektuar po merren masa duke e kthyer spitalin “Shefqet Ndroqin”, në Covid-2.

“Në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku kanë nisur përgatitjet për t’u kthyer në spital COVID2, nisur nga fluksi i shtuar i pacientëve të prekur nga COVID19.

Po forcojmë kapacitetet spitalore edhe në terapinë intensive, për të përballuar numrin në rritje të të prekurve. Stafet mjekësore janë në gatishmëri por një thirrje për çdo qytetar për respektimin e rregullave:

  1. Mbani distancën
  2. Vendoseni maskën
  3. Ruani higjienën personale dhe kolektive”, shkruan Manastirliu.
scroll to top