Negociatat/ Donald Tusk sot në Tiranë, del axhenda

Ditën e sotme pritet të mbërrijë në Tiranë, Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk.

Ai do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin Rama, ku do t`i referohen negociatave të Shqipërisë.

Bëhet me dije se takimi do të zhvillohet në orën 15:00.

Pas takimit me kryeministrin, Tusk do të mbajë edhe një konferencë për mediet në orën 15:35. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse pjesë e axhendës së Tusk do të jetë edhe zgjidhja e krizës politike, në të cilën ndodhet vendi prej më shumë se 7 muajsh.

Vizita e Tusk vjen një muaj para se BE të japë vendimin nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’i çelen negociatat apo jo.

Muaji tetor është një periudhë decizive për Shqipërinë.

Deri më tani ambasadorët e huaj dhe KE publikisht ka lobuar më shumë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut se me vendin tonë. Bundestagu gjerman, dhe Holanda, janë shprehur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Kësaj liste sipas medieve të huaja i është shtuar edhe Franca e Greqia.