TË FUNDIT

Negociatat/ Flet Johannes Hahn

Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në një intervistë për “Radio Europa e Lirë”, Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn u shpreh besimplotë se dy shtetet do të marrin dritën jeshile në fund të majit.

Komisioni Europian do të publikojë në 29 maj progres raportin e përvitshëm të zgjerimit. “Për dy javë do të prezantojmë raportin tonë dhe padyshim që do të rekomandojmë hapjen e negociatave për të dyja shtetet”, tha Hahn.

“Të dyja vendet kanë përmbushur kushtet dhe tani shtetet anëtare duhet të dalin me vlerësime politike,” tha Hahn. Ky do të jetë rekomandimi i parë për Shqipërinë dhe i dhjeti për Maqedoninë e Veriut. Hahn u shpreh tepër optimist për Maqedoninë, teksa tha se ka bërë progres të llahtarshëm dhe një punë të mrekullueshme në përmbushjen e kushteve për çeljen e negociatave.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat