Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka folur në lidhje me hapjen e negociatave në Shqipëri.
Deklaratat e tij u bënë gjatë Komitetit Parlamentar të PE për Punët e Jashtme, ku Hahn theksoi se duhet krijuar një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë
“Bashkimi Europian duhet të fokusohet në perspektivën afatgjatë të vendeve kandidate. Në Komision, në fund të majit do të prezantojmë progresraportet për vendet e rajonit (Ballkani Perëndimor), plus Turqinë. Pres, që mbi bazat e asaj që kemi parë, të bëjmë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë”, theksoi Hahn./real-news.tv

