Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ndodhet në Shtetet të Basshkuara të Amerikës teksa merr pjesë në punimet e sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme.
Fokusi i bisedës ka qenë tek anëtarësimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
“Thelbi i diskutimeve të këtij takimi ishte shqyrtimi i përgjithshëm i situatës politike në rajon. Në përgjithësi, u dakordësuam se mbyllja e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për të garantuar jo vetëm stabilitetin, por edhe zhvillimin e përgjithshëm socio-politik të tij. Po ashtu, nga të gjithë të pranishmit u theksua nevoja për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në tetor.” – shkruan Cakaj në rrjete sociale
Sipas tij, procesi i anëtarësimit në BE nuk ka asnjë alternativë për asnjërin nga vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

