Negociatat/ Ministri holandez: Shqipëria ka një rrugë me gropa para edhe për shkak të Evropës

Ministri holandez, Jaap de Hoop Scheffer ka four në lidhje me negociatat e Shqipërisë drejt BE, por gjithashtu edhe për ndjekjen e reformave.

Ai është shprehur se Shqipëria ka një rrugë me gropa para, jo për shkak të Shqipërisë, por sepse në BE ka një frymë populiste që nuk është pro zgjerimit të Unionit.

‘Më shpjeguan të dyja palët, opozita dhe qeveria, për ambiciet e Shqipërisë për integrimin.  Zgjerimi i BE nuk është ndalur.  Unë thashë që Shqipëria ka një rrugë me gropa para, jo për shkak të Shqipërisë, por sepse në BE ka një frymë populiste që nuk është pro zgjerimit të Unionit.  Kam inkurajuar miqtë e mi shqiptarë që t’i tregojnë Bashkimit Europian se Shqipëria është serioze me reformat dhe momenti do të vije që Shqipëria të marrë sinjal pozitiv nga Brukseli. Ndaj mendoj se procesi nuk ka ndalur’, theksoi Scheffer./real-news.tv