TË FUNDIT

Negociatat/Rama: Tani radha e opozitës, Basha: Do shkosh në burg

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas vendimit të Komisionit Evropian për rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, tani i ka mbetur opozitës që të thotë fjalën e saj.

Rama tha se është ekuacion i panjohur ajo se çfarë do të bëjë opozita, pasi nëse do ta dinin Shqipërisë do t’i hapeshin negociatat brenda vitit.

Duke iu përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha tha nga Fieri se qeveria e Ramës është një qeveri antievropiane.

Ai shpjegoi se rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave është një sinjal i Brukselit për dërgimin e kryeministrit Edi Rama pas hekurave.

Basha shtoi se nuk do të bëjë asnjë kompromis me kryeministrin Edi Rama që simbolizon të keqen e vendit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat