TË FUNDIT

Negociatorët e Koresë së Veriut dhe SHBA-së, takim para samitit

Diskutime të shumta janë zhvilluar për 3 ditë nga i dërguari i SHBA në Korenë e Veriut, Stephen Biegun së bashku me homologen e tij.

Mësohet se takimi u realizua për bisedimet e një samitit të dytë mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe liderit suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong un.

Ka qenë vetë presidenti Trump, i cili ka konfirmuar data 27 dhe 28 shkurt për takimin e frytshëm më liderin e Koresë së Veriut.

Gjjithashtu, Trumo ka theksuar se takimi i të dërguarit të tij në Kore ka qenë mjaft i suksesshëm.

“Biegun u takua me homologen e tij të Koresë së Veriut, Kim Hyok-chol dhe diskutuar mbi përparimet e marrëveshje të arritura nga Trump dhe Kim në samititn e Singaporit për denuklearizimin e plotë”,  citoi Departamenti i Shtetit të SHBA.

Ndërkohë, dy të dërguarit do takohen sërish përpara zhvillimit të samitit./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat