Mjeku Pëllumb Pipero gjatë një lidhje “Skype” në emisionin Opinion, ka deklaruar se nëse do të ketë rikthim të COVID-19 në vjeshtë, nuk do të jetë i këtij niveli që kaluam.
“Nëse do të ketë një valë të dytë natyrisht që do të duhet t’u rikthehemi disa masave, por natyrisht nuk do të jenë të këtij niveli që kaluam. Do të kemi më shumë eksperiencë. Ne avash avash po kuptojmë që është i rëndësishëm distancimi fizik, jo izolimi”, u shpreh mjeku Pipero.

