Ish-deputetja e PD, Grida Duma është shprehur sot për A2 se kryeministri Rama është e keqja më e madhe e Shqipërisë.
Më tej, ajo thekson se PD do të vendosë rregullat e lojës.
“Nëse ky mendon që PD do të marrë edhe Ilirin, ne do marrim këdo për të hequr të keqen më të madhe që është ky. Ne do ngremë vëmendjen e tyre dhe asgjë nuk është me e keqe se Rama. PD do të vendosë rregullat e lojës, PD do vendosë kryeministrin. Rama është më i keqi i mundshëm. Në politikë duhet të ketë vlerë fjala. Këta e kanë thënë dhe nuk e kanë mbajtur”.
Duma e akuzon kryeministrin për pengimin e investimeve të huaja në vend për shkak të klimës së biznesit që ka krijuar duke e përqëndruar vetëm në 5 oligarkë. Sipas saj, ndryshimi i paketës fiskale pengon investitorët e huaj dhe për pasojë zhvillimin e vendit.
“Unë nuk di që Rama të ketë sjellë në 7 vite një dosje për t’u hetuar me çfarë të drejte i hakerrëhet drejtësisë, ku Gjykata e Lartë ka ende 35 mijë dosje për t’u hetuar. Njerëzit mund të marrin drejtësi në 2045. Nëse lidershipi i një partie nuk ofron drejtësi nëpërmjet ndëshkimit, ju mendoni nëse do zhvillohet ky vend nëse brenda 6 viteve e ke ndryshuar 6 herë paketën fiskale. Si mundet që ky investitori të vërë flamurin në Shqipëri. Pronën ku thërret qameti, hipoteka e Vlorës dihet. Si mund të vijë ky investim i huaj. 5 oligarkë ta kanë zënë gjithë vendin si mund të vijë investitori dhe të zhvillohet ky vend”, përfundon Duma.

