TË FUNDIT

Nëse shpërndani fletushka do të gjobiteni me 90 Euro

Nëse shpërndan fletushka reklamuese në rrugë, vetura apo edhe hyrje kolektive të Kosovës, rrezikon gjobë 90 euro.

Një lajm të tillë e ka bërë me dije drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, i cili ka njoftuar ndalimin e shpërndarjes së fletushkave reklamuese.

“Më 5 prill, i njoftuam publikisht të gjtha bizneset se nga data 1 maj nuk do të lejojmë shpërndarjen e fletushkave nëpër rrugë, vetura, hyrje kolektive, etj.

Tash e tutje, inspektorët do të veprojnë sipas Udhëzimit Administrativ 06/2018 për Ndëshkimin me Gjobat Mandatore. Nga 90 euro gjobë për kompaninë, për secilin rast/lokacion”, shkruan Tahiri.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat