Nesër protesta e opozitës, apeli i fortë i SHBA-ve

ambasada-amerikane-ne-shqiperi-675x450.jpg

Teksa nesër pritet protesta e radhës masive e opozitës, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë iu ka bërë thirrje qytetarëve të saj, që të shmangin në formë kategorike kalimet në vendin ku është parashikuar të zhvillohet kjo protestë.

Ambasada thekson se kohëzgjatja e demonstratës është e panjohur, ndërsa shton se një pjesë e qytetarëve shqiptarë protestojnë kundër qeverisë.

“Pikat e mundshme të grumbullimit të protestuesve në Tiranë janë: Godina e Kryeministrisë, Godina e Parlamentit, godina të tjera qeveritare. Një demonstratë pritet të zhvillohet pranë godinës së Kryeministrisë më 13 prill, 2019, duke nisur nga ora 6 e pasdites. Grupi synon të protestojë kundër qeverisë shqiptare. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës gjatë protestave të fundit.

Personeli i Ambasadës amerikane dhe familjarët e tyre udhëzohen që të shmangin të gjitha pikat e mundshme të grumbullimit, ku zhvillohen apo pritet të zhvillohen demonstratat. Shmangni grumbullimet e mëdha dhe çdo zonë ku zhvillohen, apo mund të zhvillohen demonstrate. Tregoni kujdes për situatën përreth. Ndiqni informacionet e fundit të mediave vendase. Ruani profil të ulët”-thuhet në reagim.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303